Vizita e Joe Biden në Kiev ishte “një gjest i jashtëzakonshëm për aleatët tanë të NATO-s dhe për popujt që qëndrojnë pranë nesh në botën e lirë”. Kështu deklaroi presidenti polak Andrzej Duda, duke falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për vizitën në Kiev.
“Por ishte gjithashtu një shenjë domethënëse se bota e lirë nuk i ka harruar, se bota e lirë dhe lideri i saj kryesor, presidenti i Shteteve të Bashkuara, qëndron pranë tyre”, përfundoi ai. Presidenti i SHBA, Joe Biden ka mbërritur në Poloni dhe është takuar me presidentin Andrzej Duda
Ata kanë biseduar mbi përpjekjet e tyre të përbashkëta për të mbështetur Ukrainën, për të imponuar pasoja mbi Rusinë dhe për të forcuar NATO-n.
“Siç i thashë presidentit Zelensky kur folëm dje në Kiev, mund të them se mbështetja jonë për Ukrainën mbetet e palëkundur”, tha Biden.
Presidenti Biden vlerësoi mbështetjen bujare të popullit të Polonisë për pritjen e mbi 1.5 milionë refugjatëve ukrainas në komunitetet e tyre.