Home Kosova Presidenti i Këshillit Evropian: Kosova duhet t’i bashkohet nismave rajonale, për vizat...

Presidenti i Këshillit Evropian: Kosova duhet t’i bashkohet nismave rajonale, për vizat vendosin…

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një konferencë për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani deklaroi se BE-ja do të vazhdoj të mbështes Kosovën. Ai tha shtoi se Ballkani Perëndimor është prioritet strategjik për BE-në. Ai u ndal edhe te liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Ne patëm mundësinë që të diskutojmë marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës. Ballkani Perëndimor është prioritet strategjik, dhe mirëpresim fokusin e juaj në implementimin e reformave në sundimin e ligjit. Kemi folur edhe për liberalizimin e vizave, kam dëgjuar argumentet me kujdes. E dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një në këtë çështje. Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale, dhe të implementoj të gjitha agjendat për një treg të përbashkët regjional”, tha Michel.

Presidenti i Këshillit Evropian tha mes të tjerash se angazhimi i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në përparimin dialogut Prishtinë-Beograd, si dhe në implementim të të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar më parë.

Michel ka falënderuar presidenten Osmani dhe autoritet kosovare në përgjithësi për pozicionin e saj ndaj luftës në Ukrainë, dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.