Home Sport Presidenti i Bayern “thur” elozhe për trajnerin e ri

Presidenti i Bayern “thur” elozhe për trajnerin e ri

Presidenti i Bayern Munih, Herbert Hainer ka folur ditën e sotme për afrimin e teknikut Thomas Tuchel në radhët e “bavarezëve”, pas shkarkimit të papritur të trajnerit Julian Nagelsmann.

Në fjalën e tij, Hainer ka treguar se Tuchel ka qenë dhe më parë objektiv i “të kuqve” të Mynihut, teksa e konisderoi teknikun si ndër më të mirët në Evropë.

“Ky është padyshim vendimi i duhur. Ne donim ta emëronim disa vite më parë, por më pas nuk funksionoi.

Vitet e fundit, ai ka dëshmuar se mund të arrijë sukses të jashtëzakonshëm me klube të mëdha jashtë Gjermanisë.

Mendoj se nuk mund të ketë dyshime, Tuchel është një nga trajnerët më të fortë në Evropë”,- tha  Herbert Hainer.

Previous articleFOTOT/ Ishuj të ftohtë, të largët dhe pa gra: Jeta e vështirë e burrave në Faroe
Next article“Transformimi i Tiranës ka rritur ekonominë; Punësimi u rrit me 40% kurse bizneset e reja me 48%”