Home Kosova Presidenti Gyl uron Jahjagën për Pavarësi

Presidenti Gyl uron Jahjagën për Pavarësi

largea_gul-jahjaga1360763230Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl i dërgoi një telegram urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Në emrin tim dhe në emër të gjithë popullit turk, ju uroj nga zemra Ju dhe gjithë popullin e Kosovës, me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kam besimin e plotë se marrëdhëniet tona vëllazërore dhe miqësore, të forcuara me lidhjet tona të thella historike, kulturore dhe njerëzore, me përpjekjet tona të përbashkëta, do të forcohen edhe më tej në të ardhmen. Turqia, sikurse në të kaluarën, do të vazhdojë t’i përkrahë vëllezërit e motrat e saj kosovare, në synimin e tyre për një Kosovë shumëkulturore, demokratike dhe të zhvilluar”, thuhet në urim.

“Përfundimi i procesit të pavarësisë së mbikëqyrur në shtator të vitit 2012 ka treguar konkretisht përparimin e Kosovës prej kohës së shpalljes së pavarësisë së saj. Jemi të kënaqur për këtë përparim. Me këtë rast, dëshiroj të theksoj edhe një herë rëndësinë që ia atribuojmë ekzistencës së Kosovës stabile, e cila ec me hapa të vazhdueshëm drejt integrimit evropian dhe në institucionet euroatlantike, si një partnere e besueshme e komunitetit ndërkombëtar, që paraqet një faktor të rëndësishëm paqeje dhe mirëqenieje të qëndrueshme në rajon”, thuhet ndër të tjera në telegramin e urimit të presidentit turk.

Previous articleBeyonce shkëlqen në revistën Vogue
Next articleTakimi i liderëve, vetëm 15 ditë fushatë elektorale