Home Aktualitet Presidenti gjerman, vizitë zyrtare në Shqipëri

Presidenti gjerman, vizitë zyrtare në Shqipëri

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë në datat 1 dhe 2 dhjetor. Lajmi është konfirmuar nga ambasada gjermane në Tiranë e cila bën me dije se presidenti Steinmeier do të udhëtojë nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë.

Programi i vizitës së Steinmeier përfshin takim me homologun shqiptar Bajram Begaj, takim me kryeministrin Edi Rama si dhe mbajtjen e një fjale në Kuvend.

Postimi i plotë i ambasadës gjermane:

Presidenti Federal Steinmeier do të vizitojë Shqipërinë më 1 dhe 2 dhjetor ️

Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier do të udhëtojë nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Udhëtimi është një sinjal i mëtejshëm se Gjermania po mbështet dhe ndjek intensivisht rrugën evropiane të rajonit në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti.

Kjo është hera e parë në 27 vjet që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë. Presidenti Federal Steinmeier ka patur mundësinë të njihej me Tiranën dhe të zhvillonte bisedime në detyrën e tij të mëparshme si Ministër i Jashtëm.

Programi i udhëtimit përfshin bisedime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama si dhe një fjalë në Kuvend. Gjithashtu është planifikuar një takim me nxënës/e nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane, ku do të hidhet dritë mbi potencialet ekonomike dhe mundësitë këtu në Shqipëri. Presidenti Federal është i lumtur që do mundë të njohë historinë dhe kulturën shqiptare gjatë një vizite në Berat, duke krijuar kështu një përshtypje mbi Bashkëpunimin gjermano-shqiptar për Zhvillim.

Previous articleDhuna me bazë gjinore, 4 mijë denoncime brenda një viti në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë: Janë dhënë 2400 urdhra mbrojtje
Next articlePo kthehej nga Anglia/ Nuk deklaroi 15 mijë paund në Rinas, procedohet 26-vjeçarja