Home Maqedonia Presidenti George Ivanov “kontrollon” MPJ-në

Presidenti George Ivanov “kontrollon” MPJ-në

presidenti maqedoniPresidenti Gjorge Ivanov sot do ta vizitojë Ministrinë e Punëve të Jashtme ku do të realizojë takim me ministrin Nikolla Poposkin dhe me drejtorët politikë në ministri.

Në takim presidenti Ivanov do të informohet për rrjedhën e përgatitjeve lidhur me kryesimin e Republikës së Maqedonisë me dy iniciativat rajonale – Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe forumi i dedikuar Dialogut të civilizimeve, si dhe për përgatitjet për samitin e ardhshëm, organizator i të cilit do të jetë Maqedonia.

Kjo është vizita e tretë e presidentit Ivanov në Ministrinë e Punëve të Jashtme që realizohet të paktën një herë në vit.

Previous article“Balli Kombëtar” në mbrojtje të Mitrovicës dhe Preshevës
Next articleProkurori Llalla, Të hetohen të gjitha ata që janë kapur me shkelje nga KLSH