Home Politike Presidenti Begaj në Azerbajxhan, merr pjesë në forumin ndërkombëtar në Baku! Pritet...

Presidenti Begaj në Azerbajxhan, merr pjesë në forumin ndërkombëtar në Baku! Pritet takim me homologun azer Ilham Aliyev

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The world of Today; challenges and hopes” që po mbahet këto ditë në Baku, Azerbajxhan. Ky forum organizohet nga “Nizami Ganjavi International Center“ me qendër në Baku, i cili ka si mision promovimin e Edukimit, Tolerancës, Dialogut, Mirëkuptimit dhe Shoqërisë së Përbashkët.

Bordi i tij përbëhet nga disa presidentë, kryeministra, akademikë e ambasadorë të rëndësishëm nga vende të ndryshme të botës. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është pjesë e sesionit me temë “Ballkani perëndimor në kontekstin e Bashkimit Evropian”. Ndërkohë është parashikuar që Kreu i Shtetit të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij; Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, me Presidentin e Republikës së Bullgarisë Rumen Radev, etj.

Previous articleKëtë mund ta bëjë vetëm Jose Mourinho: Askush nuk mund ta dënojë dhe i tha të gjitha me një foto
Next articleE RËNDË në Divjakë! Gjendet një trup i dekompozuar në një kanal, detajet e para