Presidenti i Shqipërisë, z.Bajram Begaj ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur shqiptar, Lutfi Hoxha. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, presidenti shkruan se Lutfi Hoxha la pas një trashëgimi artistike të pashlyeshme në kinematografi dhe teatër.
“Lutfi Hoxha përmes roleve të shumta në kinematografi dhe falë afërsisht shtatë dekadave jetë skenike në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ka lënë pas një trashëgimi artistike të pashlyeshme.
U prehtë në paqe!” shkruan presidenti.