Partia Socialiste ka reaguar me anë të një videoje të shkurtër në rrjetin social Facebook, duke i kujtuar shqiptarëve premtimet e Bashës si kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë.
Në video jepen disa premtime të Bashës për vende të reja pune, apo se do të bënte të mundur që studentët të kryenin praktika në bashki dhe do të mbyllte njëherë e mirë legalizimet ne Tiranë.
Duke iu referuar premtimeve të sotme dhe të djeshme të Bashës, PS shkruan: ”Kur dështoi si kryetar bashkie, si mund ta besosh si kryeministër?!”
https://www.facebook.com/watch/psocialiste/