Home Sport Premier League nuk njeh krizë, merkato e janarit është e dyta më...

Premier League nuk njeh krizë, merkato e janarit është e dyta më e pasur në histori

Merkato e janarit në Premier League ka përfunduar dhe tani janë bërë llogaritë e shpenzimeve që kanë kryer klubet për të transferuar lojtarë.

Fatura totale ka shkuar në 295 milionë paund, një shpenzim që ka hyrë në histori, pas asaj të vitit 2018 ku në fakt u shpenzuan 430 milionë paund. Në merkaton e janarit janë kryer 12 transferime ku Tottenham ishte kryefjala në këtë merkato duke firmosur me dy lojtarë të Juventusit si Bentancur dhe Kulusevski për 44,7milionë paund dhe shiti Delle Alli te Everton për 40 milionë paund.

Manchester City u kursye duke transferuar Julian Alvarez nga River Plate për 10 milionë paund, por që sulmuesi do të transferohet në merkaton e verës. Për të mos harruar edhe Liverpool që vetëm në orët e fundit bëri goditjen më të madhe duke transferuar Luis Diaz nga Porto për 37.5 milionë paund.

Mbi gjysma e parave të shpenzuara nga klubet e Premier League rreth (150 milion £) erdhën nga pesë klubet që mbajnë vendet e fundit në klasifikim si Everton, Norëich, Neëcastle, Ëatford dhe Burnley. Vitin e kaluar pesëshja e fundit shpenzoi gjithsej 5 milionë paund.

Dan Jones, partner dhe kreu i Sports Business Group në Deloitte, u shpreh: “Merkato e janarit tregoi se klubet e Premier League po lehtësohen sa i përket shpenzimeve. Premier League vazhdon të udhëheqë globalisht, duke ruajtur statusin e saj si kampionati më i madh në botë në aspektin financiar, e mbështetur edhe një herë nga stadiumet e plota dhe duke siguruar marrëveshje të forta transmetimi jashtë shtetit”.

Previous article“S’kam tradhtuar kurrë”/ Monika Lubonja tregon si u njoh me ish-bashkëshortin e saj politikan dhe rrëfen skenat e nxehta: Qërova mandarinën dhe ja vura te…
Next articleKoalicioni Berisha-Kryemadhi/ Reagon PD: Më në fund Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri