Një ndërhyrje me sukses e suksesshme është kryer sot në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë ku është bërë e mundur shpëtimi për mrekulli i nënës dhe i fëmijës që solli në jetë falë bashkëpunimit të këtij spitali me mjekët e Qendrës Spitalore Universitare të QSUT-së.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri, Edi Rama i cili tha se ndërhyrja e suksesshme erdhi si pasojë e punës së shkëlqyer të mjekëve që bashkëpunuan për rastin.
Një nënë dhe foshnja e saj kanë shpëtuar për mrekulli në Maternitetin “Koço Gliozheni”, në sajë të punës në ekip mes mjekëve të këtij spitali, në bashkëpunim me mjekët e QSUT-së. Ndërhyrja u krye me sukses dhe nëna me foshnjen janë ndjekur me shumë përkujdes, falë punës së shkëlqyer të mjekëve: Dr. Rezart Ajazi, Dr. Bilbil Hoxha, Dr. Vezir Tena, Dr. Astrit Bimbashi, Dr. Redi Hoxhallari, Dr. Nordjan Xhindi, Dr. Nikoleta Xhavara, Dr. Vasilika Çina, Dr. Aida Hoxha, dhe instrumentare Ema Haxhi”-shkruan Rama në faceboook.
Prej dy muajsh pacientja ishte e shtruar në maternitet me një diagnozë shumë të rrallë ‘placenta previa’ që shkakton vështirësi të mëdha, duke sjellë edhe lindje të parakohshme. Fatmirësisht është bërë e mundur që pavarësisht diagnozës dhe lindjes së parakohshme të fëmijës, mjekët të kryejnë një ndërhyrje të suksesshme.