Home Kronika Prej disa ditësh i vdekur në banesë, gjendet një person i pa...

Prej disa ditësh i vdekur në banesë, gjendet një person i pa jetë në Pogradec

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një banesë në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit.

Nga deklarimeve paraprake të familjarëve dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Ngjarja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, ndërkohë që kanë qenë familjarët ata të cilët pasi kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës kanë lajmëruar policinë.

Trupi është çuar për ekzaminim në morg, nga ku pritet të hidhet më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes.