Nga Marinela Dushi / Mungojne fonde për të marrë masa në parandalimin e përmbytjeve.
Kryetarë të komunave apo bashkive të ndryshme për qarkun e Durrësit sëbashku me prefektin Roland Xhelili, janë mbledhur në zyrat e prefekturës duke diskutuar masat qe duhen ndërmarrë për të shmangur përmbytjet në zona te caktura. Gjatë mbledhjes u piketuan zonat më problematike në të cilat duhët marrë masa emergjente për të ndërhyrë dukë shmagur permbytjet të cilat shkaktohen nga mosfunksionimi i kanaleve kulluese si dhe nga reshjet e shiut gjatë dimrit. Një problem thelbësor u diskutua gjatë mbledhjes edhe mungesa e fondeve. Duke u kushtëzuar nga buxheti shume i vogël që është në dispozicion ,shumë zona në qarkun e Durrësit kanë ngjasa të kenë probleme me përbytjen edhe për këtë vit pasi nuk do ketë ndërhyrje . Të vetmet ndërhyrje që do të bëhen , janë parashikur në zonat më promblematike të cilat janë zona e ish-Kënetës, zona Ura e Dajlanit si dhe te stacioni i trenit.
Por përvecse fondeve , u diskutua edhe mungesa e mjeteve të mjaftueshme ne dispozicion për të cilën duhet bërë dhe inventari për to, si dhe mungesa e karburantit e cila aktualisht është zero, kjo e deklaruar gjatë mbledhjes.
Rëndohet gjendja e hidrovorit ne Porto-Romano dhe në Hamallaj.
Gjendja në hidrovorin e Porto-Romanos e Hamallaj është e rënduar në këtë prag dimri. Hidrovori i Porto Ramonos punon me kapacitet të pjeshëm, ndërsa ai në Hamallaj nuk punon me kohë të plotë për shkak energjisë së dobët. Drejtorit i bordit të Kullimit Ali Karaj, i pranishëm në mbledhjen e shtabit të emergjencave në prefekturën e Durrësit, ka paraqitur disa prej problemeve që ka aktualisht sektori që ai mbulon dhe që kërkojnë një ndërhyrje emergjente. Duke iu drejtuar prefektit të qarkut Durrës Roland Xhelili, por edhe të pranishmëve pjesë e bordit të emergjencave, Karaj, vuri në dukje mos funksionimin e dy hidrovorëve, të cilat mbajnë dhe peshën më të madhe gjatë periudhës së shirave. “Hidrovori i Porto-Romanos, nga 5 pompa që ka në dispozicion, vetëm 4 prej tyre janë në punë. Ndërkaq në hidrovorin e Hamallaj, problem mbetet tensioni i dobët i energjisë, duke bërë që mos të ndizen pompat pasi tensioni i ulët do t’i shkatërronte ato”, tha Karaj.
Shumë kolektore ende të papastruar, gjendja paraqitet alarmante.
Ndërkaq edhe pse ka gati një vit që ka vazhduar projekti për pastrimin e kanaleve të kullimit, Karaj tha se ka ende shumë për të bërë. Nga të dhënat që paraqet vet drejtori, situata vazhdon të jetë ende problematike. Për kolektore të ujërave të larta, nga 67 km që janë gjithsej, janë pastruar deri tani 19 km vetëm për rrethin e Durrësit, ndërsa në Krujë nga 36 km janë pastruar vetëm 9.5 km. I pyetur nga prefekti i Durrësit Roland Xhelili se përse punimet janë në këtë faze, drejtori i bordit të kullimit Ali Karaj, shpjegon se puna në pastrimin e kanaleve mbetet e madhe pasi në një pjesë të mirë të tyre nuk është ndërhyrë në 8 vitet e fundit, ndërsa në shumë të tjera nuk janë pastruar në 20 vitet e fundit. Ndërkaq kryetari i Bashkisë së Shijakut, Indrit Buka pjesë e bordit të emrgjencave theksoi problemet që krijon lumi i Erzenit për mjaft familje buzë lumit, të cilat dhe nuk janë dëmshpërblyer. Sipas Bukës, duhet që një mjet të punojë gjatë gjithë kohës për pastrimin e këtij lumi. Të njëjtat shqetësime dhe probleme ngritën dhe drejtuesit e komunave Sukth, Bubq, etj.
Prefekti Xhelili kërkoi angazhimin maksimal nga krerët e bashkive e komunave por edhe të institucioneve të tjera pjesë të bordit të emergjencave në drejtim të monitorimit dhe parandalimit të situatave problematike që krijohen si pasojë e përmbytjeve. Madje ai iu bëri thirrje, që nëse një institucion ka një projekt konkret në dobi të komunitetit, ai do ti paraqitet këshillit bashkiak me qëllim që të përfshihet në buxhet.
Lista e Zonave problematike që duhet ndërhyrë
Zonat më problematike në prefekturën e Durrësit përsa i përket emergjencave civile janë bashkia Durrës, Shijak, Bubq dhe Thumanë. Rrëshqitja e dheut në kalanë e Krujës, në Fushë-Krujë e cila përmbytet nga lumi Erzen, në të cilën edhe pse janë kryer investime nuk garanton mospërsëritjen e situatës së dimrit të kaluar. Në Manëz mbetet problem për rrëshqitjen e dherave e ardhur si pasojë e prerjes së masive të pyjeve. Në Sukth mosfunksionimi i kanaleve ujëkulluese, nga ndërtimet pa kriter për të cilën bashkia duhet të marre masa. Në zonën e Currilave problem mbetet rreshqitja e dherave, po ashtu edhe në Shkëmbin e Kavajës i cili konsiderohet si një monument kulturore. Në këtë mbledhje, pjesmarrësit shkëmbyen mendime të ndryshme për situatat emergjente të përballuara vitet e kaluara si dhe riskun apo rreziqet e mundshme të tyre në të ardhmen e afërt.