Home Aktualitet Prefekti i Shkodrës: S’ka probleme nga reshjet, Komani dhe Fierza në nivele...

Prefekti i Shkodrës: S’ka probleme nga reshjet, Komani dhe Fierza në nivele normale, kemi marrë masat

“Nuk ka probleme nga reshjet! Dje kishim probleme në rrugën e Dukagjinit, sot është normal pas ndërhyrjeve! Shkarkimet janë në rrjedhë normale”. Kështu deklaron prefekti i Shkodrës Çesk Millja në një prononcim për mediat.

Ai ka mohuar të ketë rrezik për përmbytje në Shkodër, njoftim i dhënë pak ditë më parë nga IGJEUM.

“Janë reshje normale, situata normale, kemi marrë masa. Komani dhe Fierza në nivele normale. Sqaroj qytetarët në Malin e Zi se s’do ketë përmbytje duke qenë se mediat atje kanë dhënë njoftimin e IGJEUM”, tha Millja.

SOURCEBulevard News
Previous articlePezullohet dhe gjobitet 52 mln $ firma minerare në Kalimash, bashkia Kukës: Bëri llahtari mjedisore
Next articleRusi, zbulohet poshtë pistës së vallëzimit varri i gjeneralit të preferuar të Napoleonit