Home Bota Prapaskenat nga Brukseli: Pse u anulua konferenca e Macron, Michel e Von...

Prapaskenat nga Brukseli: Pse u anulua konferenca e Macron, Michel e Von der Leyen?

Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, i mbajtur ditën e sotme në Bruksel ka përfunduar siç pritej, pa asnjë rezultat.

Për më tepër, teksa ishte planifikuar të mbahej një konferencë e përbashkët mes presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel, me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, edhe kjo nuk u mbajt pasi u anulua për shkaqe kohore.

Duket se paraditja nuk ishte aspak frytdhënëse për Evropën, teksa pasditen e sotme pritet që  krerët e shteteve dhe qeverive të BE të fillojnë samitin tjetër, ku bëhet fjalë për dhënien e statusit kandidat për në BE, Ukrainës dhe Moldavisë.