Home Bota Pranoi se kishte spiunuar për rusët/ Ish-agjenti i FBI-së gjendet i vdekur...

Pranoi se kishte spiunuar për rusët/ Ish-agjenti i FBI-së gjendet i vdekur në qelinë e burgut

Robert Hanssen, 79 vjeç, një ish-agjent i FBI-së, i cili pranoi se kishte spiunuar për Moskën, është gjetur i vdekur në burg.

Hanssen, i dënuar në vitin 2002 me burgim të përjetshëm për spiunazh, kishte marrë më shumë se 1.4 milionë dollarë në para, diamante dhe para të paguara në llogaritë ruse.

Ai jetonte në atë kohë në një shtëpi modeste me katër dhoma gjumi në periferi të Virxhinias me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij. Hanssen, i cili u bë oficer i FBI-së më 12 janar 1976, njihet si spiuni më i dëmshëm në historinë e byrosë, shkruan BBC.

Për shkak të rolit të tij kundërzbulues, ai kishte akses në informacione të klasifikuara dhe në vitin 1985 filloi aktivitetin e tij kriminal, duke dërguar materiale në Rusi dhe ish-Bashkimin Sovjetik.

Previous articleGjykata serbe dënon me 30 ditë burg shtetasin amerikan që u sulmua në Beograd, sulmuesin e tij me vetëm 15 ditë
Next articleLirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë