Home Opinion Posterave ua bëj me sy, s’ prish qejf unë me të dy…...

Posterave ua bëj me sy, s’ prish qejf unë me të dy… Fejton

NebiDragotiNga Nebi Dragoti / ‘’Qejf pa prishur, punë pa bitisur’’, filozofon shprehja popullore…Mirëpo posterat të shikojnë drejt e në sy.Shikimi i tyre është lutës, përkulës, përkëdhelës. Njëri më i bukur se tjetri.Majtas një i majtë,djathtas një i djathtë.Ua bëj me sy,për mirëkuptim,në intimitet, buzagas. Eci në trotuar, m’i ngul sytë,sa nuk shtrin dorën për t’më lypur votën si njëri , si tjetri.Kthej kokën pas,për çudi , ata më ndjekin me sy.Them:’’Mos hyfsha në gjynah si majtas,si djathtas”!Ha-ha-haaa!Unë vazhdoj melodinë e këngës së preferuar të zgjedhjeve:

Posterave ua bëj me sy,
se djersijnë veç për karrike,
nuk prish qejf unë me të dy:
kanë premtime e mashtrime…

Kamerat, televizorët u çmendën, u lodhën, u rraskapitën. Rivalët shajnë njëri-tjetrin. Rivalët mburren për zotësi e zgjuarësi.Kë të besosh?’’Drita dhe ujë do të ketë 24 orë”, bërtet i majti,çirret i djathti.I njëjti avaz sa here bëhen zgjedhje.Do të bëhet zone turistike kjo,ajo, këtu,atje”.Me këto mburrje e zotime gjithë solemnitet e dhelpëri,hajde e mos beso po deshe që edhe uji do të ngrihet përpjet… Do të bëhet bereqeti, do të rritet rendimenti kudo si në frontin e bujqësisë, si në atë të industrisë. Paçka, paçka, kështu, edhe do të punësohen të gjithë, e s’është çudi të mbeten vende pune bosh. Atëherë do të mirëpresim emigrantë nga vendet e tjera.Mjaft me papunësi e punë të zezë.Mjaft me rrënim ekonomik… Hajde,hajde,mirëpo kandidatët nuk kujtohen fare për këto,por flasin sikur ne kemi arritur parajsën,sikur ne nuk i kuptojmë.Dhe kanë të drejtë se vetë atyre s’u mungon gjë prej gjëje. Dhe… vota blihet,vota shitet… bëhet pazar, katraurë, rrumpallë, manipulim…për të vazhduar fituesi, pastaj, me korrupsion siç flitet e përflitet… akuza e kundërakuza, por që nuk përfundojnë në ndjekje penale, se janë pehlivanë. Pehlivanët politikanë janë mësuar ta kalojnë lumin pa u lagur. Popull,o popull,v eri gishtin kokës e pleqëroje mirë për kë do të votosh.Posterat majtas, djathtas më shikojnë drejt e në sy.Herë u shkel të djathtin, herë syrin e majtë u shkel.

Në më blefshin votën ta dinë,
vota ime nuk shitet lirë (…)
se votën e di unë për kë e hedh,
Kushtetuta ma jep këtë të drejtë.

E shes,nuk e shes (?!)…por n ë kuti ndryshe godas…godas atë që duhet goditur siç bën ti, ai,ju.Secili godet sipas mendimit të vet. Qejf nuk prish… kuptojeni pse syrin ua shkel.Jam në të drejtën time,(për votën) nuk jemi në treg.U ka daja shpirt,u ka daja xhan,por…u ka daja dhe djall,u ka daja dhe shejtan…

Previous articleVazhdojnë denoncimet e skandaleve të investimit të Berishës në arsim
Next articleGenc Juka dhe Indrit Hamidi, si shansi i fundit për të treguar që kanë qenë vegla dhe spiunë pa parti