Home Politike Posterat e partive politike, Celibashi: Kush nuk përmbush 2 kritere do hiqet...

Posterat e partive politike, Celibashi: Kush nuk përmbush 2 kritere do hiqet menjëherë nga Policia

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka urdhëruar që të hiqen të gjitha posterat e partive politike që nuk përmbushin dy kritere. Gjatë mbledhjes së sotme, kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh se do të hiqen të gjitha materialet propagandistike të çdo lloj subjekti që nuk kanë të shënuar: Prodhuar në përgjegjësi ligjore dhe emrin e subjektit.

Më tej, Celibashi tha se kjo masë do të merret për 61 bashkitë dhe të gjitha subjektet që kanë shkelur rregullin. Po ashtu, kreu i KQZ-së shtoi se heqja nga Policia bashkiake dhe ajo e shtetit do të bëhet deri ditën e premte, në orën 24:00.

“Do të udhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujdo subjekti ligjor, pa marrë parasysh se cilën, të cilat nuk përmbajnë shënim prodhuar në përgjegjësinë ligjore të.. dhe emrin e subjektit. Do të urdhërohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit për t’i hequr menjëherë. Kjo vlen për të 61 bashkitë dhe për të gjitha subjektet, deri në orën 24:00 të ditës së premte do duhet të marrim një informacion nga policia në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”– tha Celibashi.

Më tej, Celibashi tha se ditën e premte do të dalin me një përfundim për të gjitha subjektet që kanë shkelur këtë rregull.

Previous articleIndeksi Botëror i Lirisë së Shtypit, Gazetarët pa Kufij: Shqipëria mes vendeve problematike. I gjithë rajoni renditet më lart në tabelë
Next articlePërpjekjet e trekëndëshit të Bermudës janë ta shuajnë Partinë Demokratike