Home Bota Portugalia mbështet Ukrainën, do të dërgojë tanke Leopard 2 në Kiev

Portugalia mbështet Ukrainën, do të dërgojë tanke Leopard 2 në Kiev

Portugalia do mbështesë Ukrainën duke dërguar tanke të prodhimit gjerman.

“Portugalia do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë”,  tha sot kryeministri António Costa , duke shpjeguar se ai është në bisedime me Gjermaninë për të marrë pjesët e nevojshme për të riparuar tanket që aktualisht janë jashtë përdorimit në forcat e armatosura portugeze.

Kryeministri nuk specifikoi se sa do të dërgohen.

“Aktualisht po punojmë që të mund të japim disa nga tanket tona”, tha Costa gjatë një udhëtimi në Republikën e Afrikës Qendrore. Admirali António Silva Ribeiro, kreu i forcave të armatosura portugeze, tha muajin e kaluar se Portugalia kishte 37 tanke Leopard 2, por është raportuar gjerësisht në mediat lokale se shumica janë të papërdorshme

Previous article“As mos të të shkojë ndërmend”, Vuçiç paralajmëron deputetin shqiptar në Serbi
Next article79 vjet nga masakra e 4 shkurtit 1944: Rikthehet rruga me të njëjtin emër që u hoq nga Basha