Home Bota Portreti i Mbretit Charles III gjatë kurorëzimit, eksperti zbulon çfarë fshihet pas...

Portreti i Mbretit Charles III gjatë kurorëzimit, eksperti zbulon çfarë fshihet pas fotos

Pas publikimit të portretit të parë zyrtar të Charles III, një ekspert mbretëror është shprehur se ai është një mbret që ka shumë përvojë. Portreti i parë zyrtar i mbretit Charles III pas kurorëzimit, e tregon atë si një “monark që njeh mendjen e tij”, i rrethuar nga “njerëzit nga të cilët mund të varet”, është shprehur më tej eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams.

Të hënën u publikua seti i fotografive mbretërore të Mbretit, duke zbuluar monarkinë e re ‘të dobësuar’, me motrën e tij ‘punëtore dhe të respektuar’, Princeshën Anne dhe gruan e dashur, Mbretëreshën Camilla, në krah të tij.

“Ky është një portret i fuqishëm i një monarku që njeh mendjen e tij dhe ka shumë përvojë”, tha eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams për “MailOnline”.  

Fitzwilliam tha se afërsia e Princeshës Anne me Mbretin në portretin e familjes “nuk është rastësi”, duke shtuar se fakti që ajo është “me përvojë dhe punëtore” do të jetë vënë re nga Charles.

Ai shtoi se mbretëresha Camilla dukej “më e relaksuar dhe e rehatshme”, duke mbajtur kurorën në portretin e saj se sa në Westminster Abbey, gjatë ceremonisë së kurorëzimit që po ndiqej nga miliona njerëz në mbarë botën.

Previous articleDita e Evropës, 73 vite nga deklarata e Robert Shuman
Next article“Për të respektuar integritetin territorial të të gjitha vendeve të tjera të KiE-s”, Serbia përgatit amendament të rezolutës për integritetin e Ukrainës