Home Portret PORTRET/ Nezir Koni, njё agronom i madh i bujqёsisё shqiptare

PORTRET/ Nezir Koni, njё agronom i madh i bujqёsisё shqiptare

Nga Enver Isufi*

Neziri , banon nё qytetin e Durrёsit dhe sapo ka mbushur moshёn 80 vjeç.Ndihet shumё mirё dhe ende mbanё nёpёr duar punё tё ndryshme.Nuk e kalon ditёn pa realizuar  njё veprimtari  tё dobishme.

Mendimi pёr  tё  pёrgaditur kёtё shkrim , mё lindi kur lexova dhe rilexova librin e Nezirit me titull”Njё jetё kushtuar bujqёsisё”

Si agronom qё jam ,Nezirin e kam njohur heret.Pёr  personin e tij   ёshtё folur gjithmonё mirё, por nuk kam pasur rast tё punoj direkt fushave me tё.Neziri ,duke qenё  plot 10 vite mё i madh se  sa unё,  jehonёn e punёs sё tij dhe tё kolegёve  tё kёtij niveli ,i kam dёgjuar edhe si legjenda.Specialistёt me moshё mё tё vogёl,  kёrkojnё tё dёgjojnё pёr kolegёt mё tё vjetёr, me synimin qё tё mёsojnё nga pёrvoja e tyre.

Leximi i librit tё tij mё ndihmoi  tё hap njё dritare shumё mё tё gjёrё pёr tё parё portretin e Nezir Konit.

Personat  tё cilat sot janё nёn 40 vjeç, mbase nuk e dinё se Shqipёria jonё e vogёl kishte njё bujqёsi tё madhe. Ishte e madhe, sepse prodhonte ushqimin nё vend, eksportonte shumё mё tepёr se sa sot,prodhonte lёndёn e parё pёr industrinё pёrpunuese nё vend.Ishte e madhe sepse  sipёrfaqia e mbjellё ishte gati dyfishi i asaj qё pёrdoret sot.

Ishte  e madhe , sepse tё mёdha ishin ekonomitё bujqёsore nga 500- 5000 hektarё tokё

Fushat e prodhimit ishin mesatarisht ne 5-10 hektarё, jo si sot qё parcelat mesatarisht janё 5-15 herё mё tё vogla se parcelat  e ekonomive bujqёsore tё para viteve 1990. Me bujqёsi tё madhe me kёtё rast  e kemi fjalёn pёr  prodhimin qё prodhonte, jo pёr defektёt e shpёrndajtes sё tё ardhurave qё krijonte kjo bujqёsi.Kjo ёshtё njё temё tjetёr, e cila lipset tё tjajtohet nё shkrime mё vehte.

Ekonomia bujqёsore  e para viteve  1990,ishte e organizuar nё tre tipe organizimi:

Kooperativa tё zakonshme, pasuri e grupit, me investime modeste

Kooperativa e Tipit tё Lartё, (KTL) tё cilin kishin mbёshtetje mё tё mirё nga shteti, tё cilat ishin ngritur si njё trazicion nga pёr tё kaluar nё ferma bujqёsore.

Forma e tretё ishin ndёrmarjet  bujqёsore,(NB) , ose fermat, tё cilat ishin mbёshtetur akoma mё mira nga shteti si me plehra, mekanikё bujqёsore, infrastrukturё rrugore, specialisёt, paga mё tё mira etj.

Nezir Koni shёrbeu nё njё ekonomi bujqёsore ndёr mё tё mёdhatё nё vend, siç ishte   Ndёrmarrja Bujqёsore (NB ) Sukth.

Para se tё japin skedёn profesionale tё Nezir Konit, po japin skendёn e fermёs ku ai punoi pёr 21 vjet.Kёshtu do ta kuptojmё kontributin e tij nё kёtё ekonomi.

Ferma Sukthit u krijua  nga Italia nё vitin 1926.Sukthi  ishte dhёnё mё koncension pёr 99 vite shoqёrisё Italiane EIAA. (Enti Italiana  Agricultura Albanese).Vila e bukur nё kodrёn e Sukthit ёshtё ndёrtuar qysh nё atё kohё.Fillimisht nga bonifikimi dhe shpyllёzimi u fituan 900 hektarёt e parё tё tokёs.

Pas çlirimit tё Shqipёrisё nga Italia dhe Gjermania ( Prill, 1939-Nёntor  1944) , direkt  pas çlirimit , nё Dhejtorё, 1944 ,u themelua nga sheti i ri shqiptarё ferma e parё e Sukthit.

Kush ishte ferma e Sukthit si njё ndёr krenaritё e bujqёsisё shqiptare ?

-Nё vitin 1960 ferma kishte 4000 ha tokё  dhe nё vitet mё tё mira 1970 ferma e Sukthit

mbillte  12 202 hektarё tokё.

Qё nё fillim kjo fermё mori si detyrё tё furnizonte  me produkte bujqёosre dhe blegtorale Tiranёn, Durrёsin dhe eksportin.

Tё dhёnat statistikore  tё fermёs NB Sukth.

-Vepronin 17 sektorё prodhimi, tre prej tё cilave ishin sektorё tё  veprimtarive mbёshtetёse si  ato tё  Mekanikёs  bujqёsore,Ndёrtimit,Transportit.

-Kishte 145 brigada prodhimi tё ndara me disa profile sipas drejtimit tё prodhimit ose shёrbimeve.

-Bimёt kryesore qё mbilleshin  ishin:grurё ,misёr, dhe tagjira 3000 ha ,perime 300 ha,bimё bishtajore soje dhe fasule , forogjerё pёr blegtorinё 1600 ha.,luledielli 350 ha,vreshta 300 ha.Kishte edhe ullishte e pemtorё.

-Volumi i prodhimeve kryesore :Drithёra deri nё 9000 ton, perime dhe bostanore 7000 ton ,rrush 13000 ton ton,patate, 3500 fasule, luledielli  1500 ton.

-Blegtoria: 4200 krerё gjeth, nga kёto 1930 krerё ishin lopё pёr prodhim qumёshti.Kishte 12000 shpendё. Rriteshin  Derra e dosa   si dhe  360 kuaj.

-Mekanika bujqёsore: 227 traktora me 15 kuaj fuqi HP= Horse Power) dhe 36 autokombanja pёr korrjen e grurit, misrit, jonxhёs, pa pёrmendur mjetet e tjera tё transportit dhe tё logjistikёs.

-Punёsimi dhe burimet njerzore tё kualifikuara

Nё NB Sukth ishin tё punёsuar rreth 10000 punonjёs

Kёtu shёrbenin 873 specialistё me arsim tё mesёm dhe 96 specialistё me arsim universitarё

Kёtu punuan direkt ose konribuan nё forma tё ndryshme specialist qё me vite njihen si personalitete tё bujqёsisё shqiptare me emёr nё tё gjithё vendin.

Ky ishte profili NB -s sё madhe tё Sukthit, si njё nga mё tё mёdhatё nё Shqipёri.

Ferma me potencial tё madh prodhimi ishte edhe ferma 29 Nёntori nё Lushnje, NB Llakatundi dhe NB  Frutore Vlorё, ferma e ullishteve dhe agrumeve nё  Sarandё,  NB Vrina nё Sarandё, NB 17 Nёntori , NB Gjergj Dimitrovi nё Tiranё,NB Kamza nё Tiranё,  NB Perlat Rexhepi nё Shkodёr, Ferma e Gosёs nё Kavajё,NB-ja e Thumanёs, NB  Maliqi nё Korçё , ferma e ullishtes dhe pemёve frutore nё Elbasan, etj,

Pёrshkruam mё parё  forcёn ekonomike tё NB.Sukthit qё tё kuptojmё mё mirё vlerat, punёt, sakrificat e bёra nga agrononmi Nezir Koni.

Sukthi ku ai shёrbeu pёr 21 vite, ku nё kёtё zonё shёrbeu 13 vite edhe si kryeekspert  i zyrave tё agronomisё, siç i thonim nё atё kohё si kryeagronom.

Leximi i librit tё Nezirit mё bindi mua se Nezir Koni ishte njё personalitet kompleks me vlera shumёplanёshe ,tё cilat gjithkush do tё kishte dёshirё ti zotёronte.

-Fёminjёria e Nezirit, paraflet pёr karrierёn e tij tё ardhёshme.

Njёrёzit  ,tё cilёt  nё jetё fitojnё njё emёr tё madh,kjo madhёshti i ka rrёnjёt qysh nё fёmini , qysh nё vatrёn familiare.

Neziri ёshtё djalё i prindёrve Bilal dhe  Fatime Koni, nga fshati Maminas.

Xha Bilali ishte njё burrё , tё cilin e respektonte i gjithё fshati

Gjyshi Nezirit kishte qenё kryeplaku i fshatit qё nё fillimet e pushteti tё ri.

Jeta e organizuar sociale filloi heret nё fshatin  Maminas, sepse kёtu u krijua kooperativa e parё nё Shqipёrinё e Mesme (nё vitin 1947, ose njё vit mё vonё se sa themelimi i kooperativёs sё parё nё Shqipёri, e cila u themelua nё vitin 1946 nё Krutje tё Lushnjes.

Nga fisi Koni dolёn shumё specialistё me emёr nё bujqёsi.Nё kёtё mjedis familjarё dhe fisnor u rrit edhe Neziri.

-Shkolla tetёvjeçare :Shkollёn tetёvjeçare e mbaroi nё fshatin e tij.Ishte njё nxёnёs i dalluar.Dy fakte pёr tё:kur organizoheshin veprimtari me nxёnёsit mё tё mirё tё Shqipёrisё, Neziri ftohej shpesh.Nxёnёsit e dalluar  grumbulloheshin pёr tё bёrё pushime verore  nё vendet e ish bllokut lindorё.Nezirin e ftuan  ti bashkohet nxёnёsve tё dalluar , qё u pёrzgjodhёn tё  shijojnё  pushimet verore nё Bullgari.

Shkolla e mesme: Rrugёn e agronomisё Neziri e nisi nё vitin 1957 kur ai filloj shkollёn e mesme Bujqёsore, Golem, Kavajё, njё shkollё me emёr tё madh  nё atё kohё.

Nё atё shkollё jepnin mesim petagogё , tё cilёt kishin studiuar tё gjithё jasht vendit dhe kishin njohuri dhe kulturё perendimore. Kёtё shkollё  Neziri e mbaroi nё vitin 1961.Kujtimet e Nezirit nё kёtё shkollё,  nxit nё gjithё brezat  nostalgjinё positive ,tё cilёt  kanё studiuar nё atё shkollё tё famshme.Kjo shkollё u themelua nga amerikani Harry Fullc qysh nё vitin 1924.

Universiteti Bujqёsor:

I filloi studimet e larta nё vitin 1961 dhe i mbaroi nё vitin 1966.

Edhe studimet nё  Institutin e Lartё Bujqёsor, sot Universiteti i Bujqёsisё e pёrshkruan me nostalgji.Neziri tregon pёr  gёzimin madh kur mendonin se do tё shёrbenin si agronomё tё lartё, dhe sidomos kujton me respekt trupёn petagogjike me personalitete qё kishin mbaruar studimet jasht vendit.

Fillimi i punёs si agronom nё Sukth

Agronom  nё Sektorin  Rrushkull, Sukth. Udhёtimin e  tij tё gjatё prej gati 50 vitesh si agronom , Neziri e filloi nё sektorin  Rrushkull nё NB Sukthit. Puna nё kёtё sektor tё madh me 1010 ha tokё nёn kultivim, ёshtё pёrshkruar deri nё detaje , me plot mbresa dhe kujtime.

Sukthi ishte njё  ekonomi ,ku institucionet shkencore kishin fushat e tyre tё kёrkimit dhe tё  demonstrimit tё rezultateve tё kёrkimit.

NB Sukthi, ishte ekonomija kur tё gjitha institucionet shkencore aplikonin teknologjitё e reja.

Bashkёpunimi me Institutin  e lartё bujqёsor,institutin e perimeve, institutin e Misrit dhe orizit, Institutin e Tokave, Institutin e Mbrojtjes sё Bimёve, etj e kishte kthyer Sukthin nё njё Universitet tё zbatimit tё teknikave moderne tё prodhimit.

Neziri ishte i prfshirё nё tё gjitha kёto zhvillime.

Nё Sukth prodhohej fara e domates   10 X Bizon,prodhoheshin disa kultivarё misri tё grupit Rozafa, prodhohej fara e grurit  e tё gjitha niveleve  si ; super, super Elitё,  fara Elitё ,dhe fara e gjeneratёs sё parё (F1), e cila shpёrndahej pёr mbjellje nё tё gjithё Shqipёrinё.Nё Sukth kryheshin provat fushore  me kultivarёt e rinj, me sistemet e ndryshme tё plehёrimit, tё punimeve, ujitjes , pёrdorimi i herbicidevё nё mbrojtjen e bimёve nga barёrat e egra,  etj Neziri kёtё probleme i ndiqte deri nё detaje.

Ngritja e serrave tё perimeve tё tipit hollandez

Puna e Nezirit u bё e njohur nё tё gjithё Shqipёrinё kur nё vitin 1971, nё Xhafzotaj u ngrit blloku i serrave tё perimeve prej 9 ha, kryesisht me destinacion pёr eksport.

Kёto serra u porositёn nё Hollandё.Qё nga pёrgaditja e sheshit tё ndёrtimit tё serrave e deri nё zbatimin e teknologjive  mёsojmё se kjo ishte njё shkollё e vёrtetё pёr prodhimin modern tё perimeve.Pёr ndёrtimin e kёsaj serre  u angazhuan specialistёt mё tё mirё tё inxhinierisё sё ndёrtimit, specialistё bujqёsisё, kuadro drejtues, e deri te Kryeministri Mehmet Shehu, i pari partisё Enver Hoxha. Kёto serra nёn drejtimin e Nezirit u bёnё baza kryesore e eksportit tё perimeve, tё cilat pёrmirёsuan shumё tё ardhurat financiare tё fermёs.Shumё intersant ёshtё ditari i Nezirit kur ai shkoi pёr specializim tremujor nё Hollandё, pёr tё pёrvetёsuar teknikat e prodhimit tё perimeve nё kёto serra.

Nё ditarin e tij prej 90 ditёve nё Hollandё , mesojmё pёrkushtimin e tij pёr tё mёsuar nga kolegёt hollandezё edhe detajet mё tё vogla tё prodhimit perimeve nё serrat nёn xham.

Kёto serra u bёnё shkolla tё pёrvojёs pozitive , nga e cila pёrfituan tё gjithё prodhueseit e perimeve nё serra nё Shqipёri.

Neziri nuk shёrbeu si agronom dhe kreagronom vetёn nё Sukth.Nё vitin 1976 ferma e Sukthit  u nda nё dy pjesё tё mёdha.Pjesa tjetёr ishte NB Spitall.Kёtu Nezirin e caktuan Kryeagronom, qё ta konsolidonte  Spitallёn , si vetё fermёm mёmё NB.Sukthin.

Kёtu ai shёrbeu si Kryeagronom pёr pesё vite.

Nёziri shёrbeu si specialist edhe nё Ministrinё e Bujqёsisё , i pёrfshirё nё grupet e punёs si konsulent pёr probleme tё ndryshme tё bujqёsisё.

Libri qё botova thotё Neziri, sikur me lehtёsoi.Shleva njё  detyrim.Kёtё libёr e lexoj dhe e rilexoj.Mё duket sikur bisedoj mё tё gjithё kёto personazhe, qё nga tё afёrmit e mi e deri tёk punёtorёt, brigadierёt, pёrgjegjёsit e sektorёve, mekanizatorёt, kolegёt e mi me tё cilёt kemi ndarё momente dhe vёshtira dhe gёzimet e sukseseve. Kujtoj personalitete shtetёrore qё kanё vizituar Sukthin dhe Spitallёn.Ishte koha kur Shqipёria vёrtetё punonte nё kushte tё vёshtira tё bazёs materiale, por punohej si nё njё familje tё madhe, ku secili kryente detyrat e tij.Nё Sukth kanё punuar personalite tё bujqёsisё shqiptare, tё cilat mё vonё shёrbyen nё nivele tё ndryshme tё piramidёs shtetёrora. Do doja ti pёrmndja emrat e tyre si Sali Kubati, Sulё Gallaj (babё Sula ),Miti Bozo,Mihal Dolani,Mina Spiro,Myzafer Kallajxhi,Andon Ikonomi, Mentor Pёrmeti,Demlush Thaçi,Ilmi Nikshiqi,Apostol Noçka,Ferid Kora,Shuaip Bilali,Shaqir Zeneli,Fatbardh Harizi,Mustafa Hajdini,Skёnder Xhiku,Veip Abazi,Limon Koni,Ruzhdi Pelivani,Bajazit Habibi,Baki Guri,Llukan Tase,Niko Noti, Enver Burgia,Shefki Hoxha,Besim Keçi,Zakina Matathia,Sabri Zalla,Iliua Liperi,Dervish Shahini,Eqerem Basha,Jetgjat Todri,Syrja Hako,Sotir Luarasi,Ndriçim Fortuzi,Mithat Mema,Nazmi Disha,Rifat Lila,Alfred Sopi,Gёzim Xhani,Genc Juka,Besim Tusha,Naim heba,Halim Srёrmaci,Shefik Shahini,Shyqyri Roda,Hekuran Zhgaba,Hysni Dragoi,Vali dibra,Ana Liti,Vali Pasterma,Kiço Loli,Hasan Toptani,Faredin Bllaca,Illmi Lloshi,Hamid Arapi,Zija Zeqiri,Bilal Keçi,Edgar Frashёri,Vehip Ademi,Abedin Koçiu, Faik Muço , etj

Kujtoj me mallё emrat e parcelave, kanaleve urave.E gjithё zona  e Sukthit dhe Spitallёs e kam nё mendje si njё hartё dexhitale, qё po tё klikosh njёrёn prej tyre mё dalin si nё filma puna qё kemi bёrё atje.Foto tё mija tё dashura janё ato mbi kalё dhe mbi motorçikletё.me kёto dy mjete kam prekur çdo cep tё zonёs time bujqёsore.Herё, herё edhe gjumi mё ka marё mbi kalё e mbi motorr, por fatmirёsisht nuk kam pёsuar aksidente tё rёnda.

Nёziri  i pёrfshirё nё mjeksinё alternative

Dhjetё vitet e fundit Neziri ka shtudiuar  dhe ka lidhje me laboratore , mjekё dhe praktikantё tё bujqёsisё alternative, e cila bazohet kryesisht tek mjeksia bimore, mjeksia botanike.

Ai nё kёtё fushё ёshtё edhe sot active dhe ka grumbulluar njё pёrvojё teorike dhe praktike nё kёtё fushё.

Veprimtaria agronomike dhe njerzore e Nezir Konit, ёshtё  inspiruese pёr tё gjithё, pёr sidomos pёr  pёr brezat e rinj.Agronomёt e rinj nevojitet tё njohin trashigiminё  e bujqёsisё tonё, ku shёrbyen njerёz idealisti si  Nezir Koni.

Neziri nuk ka mbjellё vetёm farёra nё rreshtat e tokёs, Neziri ka hedhur «farёra» edhe nё rreshtat e librave.Ai ka shkruar shumё artikuj, disa libra dhe broshura profesionale.

Bujqёsia jonё e madhe, pati shumё agronomё tё mёdhej si Nezir Koni. Respekt pёr kёtё gjeneratё agronomёsh, Respekt pёr Nezir Konin.

*Agronom nё Mbrojtjen e Bimёve dhe Bujqёsinё Biologjike