Portieri i Frosinone, Stefano Turati është pezulluar për një ndeshje për sharje gjatë ndeshjes së raundit të parë të Serie A italiane, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të vendit.
Pas shikimit dhe analizimit të pamjeve të ndeshjes mes Frosinones dhe Napolit, në të cilën Napoli fitoi 3:1 të shtunën, komisioni përcaktoi se Turati “pa dyshim ka shqiptuar një shprehje blasfemuese”.
“Për rrjedhojë ai duhet të sanksionohet në përputhje me nenin 37 pika 1 të Kodit të Drejtësisë Sportive të Federatës Italiane me një ndeshje pezullim ”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Shoqata nuk ka deklaruar se çfarë fyerje fetare ka përdorur Turati në minutën e 15-të të ndeshjes.