Home Sport Portieri i PSG-së shtrohet në gjendje të rëndë në spital

Portieri i PSG-së shtrohet në gjendje të rëndë në spital

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, teksa portieri i PSG-së, Serxhio Riko, është shtruar në gjendje të rëndë në spital pas një incidenti.

Bëhet e ditur se Riko është rrëzuar nga kali dhe më pas kafsha e ka shkelur në pjesën e qafës. Ai ka pësuar një trauma të rëndë dhe është transportuar me helikopter në spitalin e Seviljes, ku është shtruar në reanimacion.

Ai është intubuar dhe mediat spanjolle raportojnë se është në gjendje të rëndë, me rrezik real edhe për jetën e tij.

Previous articleZgjedhjet në Turqi: Erdogan fiton balotazhin me 52%
Next articleDjali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit