Home Slideri Porti Durrësit zhduk nga arka 1.6 milion dollarë

Porti Durrësit zhduk nga arka 1.6 milion dollarë

Sequence 02_2Nga Xhevo Gradica / Porti Durrësit është vënë përsëri në fokus të akuzave të rënda lidhur me mënyrën e administrimit nga drejtori Eduart Ndreu. Saktësisht Ndreu ka një sërë akuzash mbi kurriz të cilat janë artikuluar disa herë dhe në mënyrë të përsëritur, por këtë herë është kryetari i bashkisë së Durrësit që është vënë në të njëjtin krah me denoncuesit e shumtë. Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pohuar se 1.6 milion dollarë do i mungojë këtë vit arkës së portit për shkak të keqadministrimit të fondeve. “Porti i qytetit të Durrësit, një nga pasuritë që ka ky qytet, sot është kthyer në qendrën më të madhe të korrupsionit. Modeli i portit të Durrësit është modeli dhe shëmbëlltyra më e keqe e kësaj qeverie.”-ka thënë Dako. Kreu i bashkisë ka ripërsëritur për të disatën herë se porti i Durrësit si sh.a duhet detyrimisht t’i nënshtrohet një hetimi të drejtë dhe ligjor për shkak se është një nga shoqëritë ku korrupsioni ka marrë peng ligjin. Dako i është referua së fundi çështjes së kalimit të disa shërbimeve me anë të koncensioneve. Konkretisht bëhet fjalë për dhënien me koncension të shfrytëzimit të disa kalatave me peshë në realizimin e të ardhurave nga shërbimi që afrohet. “Nuk jemi kundër koncensioneve, nuk jemi kundër inisiativës private, por jemi kundër mënyrën se si këto koncensione janë dhënë dhe të ardhurat që fiton”,-është deklaruar Dako. Porti Durrësit vetëm këtë vit parashikohet të ketë në arkën e vet 1.6 milion dollarë më pak për arsye të koncensioneve. Porti ka nxjerrë teorinë se porti është për shërbime dhe nuk është për përfitime. Pikërisht kjo është edhe arsyeja që kryetari bashkisë ka kundërshtuar idetë e drejtorit të portit Eduart Ndreu. Shuma 1.6 milion dollarë që do i mungojë arkës së portit dhe të shtetit ka të bëjë me faktin se porti ka privatizuar dy nga kalatat më të rëndësishme të këtij porti. Kryetari bashkisë ka bërë të qartë se do të kërkojë hetimet nga organi drejtësisë për abuzimet në port, ndërkohë që i është bërë apel edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit të dërgojë sa më parë ekspertët. Dako ka thënë se duhet bërë të gjitha përpjekjet për ta ndaluar abuzimin e rëndë që Ndreu po bën në këtë shoqëri. Specialistë dhe ekspertë të fushës kanë pranuar se Dako në deklarimet e tij është shumë i saktë dhe se shteti duhet të ndërhyjë sa më parë që të jetë e mundur. Ata kanë shtuar se në këtë rast nuk është thjeshtë çështja për të prishur kontrata koncensioni, por për të vënë në rrugën e duhur administrimin e portit dhe për të gjetur e për të zgjedhur modele të standarteve ndërkombëtare. Ndreu në të gjitha veprimet e tij të pamotivuara institucionale ka gjetur përkrahje dhe strehë në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Kreu kësaj ministrie Sokol Olldashi njihet si derigjent dhe shtytës në veprimet e Ndreut mbi të cilin rëndojnë akuza të shumta. Zhdukja e 1.6 milion dollarëve në saj të një koncensioni të pastudiuar është një fakt më vetë nga moria e tyre. Klientelizmi është tashmë fenomen shumë i njohur për qëllime korruptive dhe mbi Ndreun e shoqërinë që drejton kanë rënë një sërë akuzuash. Porti tashmë gjendet në një seancë paraprake gjyëqësore pasi denoncimit që i ka bërë një firmë pjesmarrëse në një tender e cila ka pretenduar se Eduart Ndreu ka ndërhyrë duke konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës, diskriminimit në tender dhe pabarazisë në tender. Drejtori portit, ndonëse e ka humbur shumë ekuilibrin për shkak të akuzave të forta dhe të njëpasnjëshme, ka tentuar të rifutet si faktor së paku në Durrës përmes shifrave të punësimit. Kryetari bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pohuar se Ndreu ka punësuar dhjetra militantë, duke e shtyrë portin e Durrësit drejt krizës së thellë.

Previous articleKlanet brenda PD-së , nuk zgjedhin prej dhjetë ditësh prefektin. Ja emrat që diskutohen
Next articleBE-ja nxjerr raportet për Kosovë-Serbi-Maqedoni