Home Kuriozitete Porsche mund të prodhojë një veturë me tre rreshta të ulëseve

Porsche mund të prodhojë një veturë me tre rreshta të ulëseve

Porsche mund t’i shtyjë sërish kufijtë me modelin e ri pasi u shfaq informacioni se disa tregtarë kanë parë tashmë një model më të madh, më të gjerë dhe më të gjatë se Cayenne.

“Është një stil i ri automjeti që është pjesërisht një sedan dhe pjesërisht një crossover”, tha një shpërndarës i paidentifikuar për Automotive News. Një tjetër tha se modeli nuk është saktësisht “Porsche”, se ka një pjesë të pasme të dizajnuar drejt dhe se nuk është i ngjashëm me Macan dhe Cayenne.

Detajet nuk dihen, por distributorët presin që modeli të dalë në treg në gjysmën e dytë të dekadës dhe do të ofrohet një variant hibrid plug-in dhe tërësisht elektrik.

Modeli po zhvillohet me emrin e koduar Landjet, ka shtatë vende në tre rreshta dhe është pjesë e projektit Artemis të Audi. Pritet një distancë prej 650 km dhe SUV duhet të demonstrojë të gjitha aftësitë e Grupit Volkswagen.

Me prezantimin e Cayenne në 2002 dhe Macan në 2013, Porsche dëshmoi se mund të shesë SUV.

SUV-të janë më të popullarizuar se kurrë në mesin e klientëve më të rinj dhe më shumë se modelet më të vogla. Mosha mesatare e pronarit të një makine Porsche është 60 vjeç dhe ajo e një crossover 38 vjeç.