Home Editorial Politikë dhe shoqëri 300 dollarëshe

Politikë dhe shoqëri 300 dollarëshe

turiNga Artur Llana / Zakonisht numërimi në hyrjen e vitit fillon mbarë  ose më saktë fillon nga njëshi. Këtë radhë, ose këtë vit nuk po ndodh kështu. Numërimi ka filluar mbrapsht dhe e gjitha kjo pasi shoqëria është e lidhur ngushtë me politikën dhe as që mund të vihet në dyshim ajo që ndodh në vendet e civilizuara. Këtë gjë e konstaton shumë lehtë këto ditë të para ku ekranet janë pushtuar nga lajme më ordineret, po që sillen si lajme pompoze. An(h)alistët janë mobilizuar për të përsëritur opinionet në emër të shërbesës së partisë, ndërsa kronikanët e kanë më të lehtë se po bëjnë copy- paste për lajmet që i kanë bërë edhe një  vit më parë. E gjitha kjo me ndonjë përjashtim të vogël ka bërë që numërimi të fillojë mbrapsht pasi në mes të vitit ka një tjetër datë që i ka bërë politikën dhe shoqërinë ta prishin rregullsinë. Kjo datë është 23 qershori, data e mundshme për zgjedhjet, po edhe nëse ndryshon do të jetë në mes të vitit përsëri. Politika ka filluar të numërojë mbrapsht për faktin e vetëm se ka nisur përsëri një proçes akuzash me gra, vajza, motra, kuptohet të atyre që dalin përditë dhe jo rrallë dhe të atyre që janë punësuar në këtë hale akuzash. Në një shtet demokratik, askush nuk kishte pse të merrej me këtë punë nga politikanët pasi ka institucione. Fakti që PD-ja e mban televizionin tek mediat e PS-së dhe kjo e fundit tek mediat e PD-së (më të shumta në numër, për shkak të financimeve), ka bërë që gratë, motrat, burrat e mbesave apo ku di tjetër gjë të jenë aty, prezentë çdo ditë për të vërtetuar se në këtë vend mungon institucioni i akuzës dhe ai ka mbetur në dorë të Taulant Ballës, Erion Braçes ose  edhe të atyre që rrallë po me titra i përgjigjen atyre për akuzat. Ky është më shumë se sa turp dhe fakti që kjo lojë po vazhdon më me intensitet se kampionati anglez që zhvilloi ndeshje edhe me një janar, tregon se ku është kantandisur politika. Ndoshta kjo është arsyeja që edhe ajo vetë ka filluar të numërojë ditët duke numëruar mbrapsht. Duke marrë parasysh dhe rezultatin e zgjedhjeve kanë mbetur rreth 170 ditë. Nga  sot politikanët dhe ata që i kanë shërbyer atyre  në këtë linjë do të fillojnë të bëjnë punën e  ushtarit që për çdo ditë të ikur bënte një shenjë në rripin e brezit për datën e lirimit. Ndryshimi është te rripi që është jo i brezit, po i korrupsionit dhe te qëllimi datës, jo për t’u liruar, po për t’u arrestuar. E gjithë kjo bandë politike që sponcorizohet nga drejtorë apo ish drejtorë, nga pushtetarë apo ish pushtetarë, ka nisur talljen me shqiptarët të cilët janë në dilemë këto ditë nëse duhet të merren me kampionatin mbarëkombëtar të futbollit, një idiotësi për ata që e dijnë se si funksionon, apo me 300 dollarët e një Bajrabe që vodhi në Amerikë. Që ky i fundit është një turp nuk ka ku të shkojë, po që ai rivalizon kampionatin mbarëkombëtar të futbollit si ide e mbledhjes së parë të qeverisjes për këtë vit tregon se numërimi ka filluar për mbrapsht. Në të gjithë këtë histori me Bajrabë, që mesa di nuk ka pasur nevojë për aq dollarë, po i bie që e ka huq,. Pozita ka bërë mirë që e ka demaskuar. Nesër ai bëhet ministër dhe para mund të mos ketë më 300 dollarë po 3 milion dollarë aq sa akuzohen se kanë vjedhur ministra të veçantë të Berishës, ose media pranë tij. Në të gjithë këtë këndvështrim mendoj se PS-ja pastroi një “xhepist” sipas termit të pozitës, po fakti që mund të ketë dhe të tjerë  e bën që ajo ta ketë filluar numërimin mbrapsht qoftë dhe për ti minimizuar ato. Prej shtatë vitesh po pres me letra zyrtare, me kontrolle shteti, të shoh një ministër apo një pushtetarë të shkojë para drejtësisë për vjedhje që janë mijëra herë më shumë se bajraba, pasi ai ndoshta e ka këtë edhe ngaqë është marrë me çeshtje sociale. Asgjë nuk ka ndodhur në këtë drejtim dhe ndoshta ndaj edhe ministrat apo njerëzit rreth tyre, drejtorët apo militantët, servilët apo kurvat e pushtetit, kanë filluar numërimin mbrapsht. Nuk është e lehtë aq më shumë që është gjysma e vitit  po aq më shumë që qelitë freskojnë në vjeshtë dhe dimër.  Në të vetmin sens që drejtimi ka filluar mbarë janë denoncimet për dhunë, janë vrasjet që kapin shifra rekord në shtatë ditë, ose në javën e parë të janarit, ku të vrarët duket se janë vënë në garë me golat jo vetëm të Mesit e Ronaldos po edhe të Cavanit. Po ashtu në të njëjtën linjë janë dhe rritja e qytetarëve që marrin bukë me listë dhe aq më shumë e atyre që edhe rrijnë pa ngrënë me turne gjatë javës. Ky është i vetmi këndvështrim ku numërimi ka filluar për “mbarë” këtë vit. Të tjerat vitin e ri e kanë me 23 qershor!

Previous articleJa pse prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj Monika Tahirit, drejtoreshës së Sigurimeve në Durrës
Next articleXhaxhi miltanti deklaron publikisht autorin e vjedhjes së gjelit të Ed Bushit