Nga Stiljan DEDJA
Jam i sigurtë, ky politikan
Po na gënjen,
Po na mashtron,
Po shet djersën tonë.
Po shet detin, tokën,naftën tonë.
Nuk kam dyshim,
Politikanë që e futën vendin në laqe.
Në zemrën time ka trishtim,
Psheretimat nuk po gjejnë paqe.
Na e kanë punuar me qindra herë,
Nuk ofrojnë mirqenien,por ilaçe.
Re të zeza që qiellin nxijnë,
Drejt këtij vendi duan të vijnë.
Kafen, tërë natën s’po e mbaroj,
Dhe nga dritarja po shikoj,
Rrugën që nuk troket,
Po rri në qetësinë e vet.
Por veten s’do ta lëshoj,
Imja shprese do arrijë, s’do vonojë,
Dielli i bukur do ndriçojë.
Këta dreq politikanë,
Njerëz që kanë haqe!
Por shumë shpejt,
Jam i bindur, e di,
Ky popull mendjen ka ndarë,
Do ti kap, do ti tjek zvarrë!!