Home Bota Politikani krahason “TikTok”-un me drogën: Shkatërrues dhe problematik

Politikani krahason “TikTok”-un me drogën: Shkatërrues dhe problematik

Politikani Mike Gallagher, e ka krahasuar “TikTok”-un me varësinë ndaj drogës, për shkak të ndikimit që ka te të rinjtë në Amerikë.

Gallagher, e përshkroi “TikTok”-un si ‘fentanil dixhital’ që shkakton varësi.

Ai e ka shprehur hapur dëshirën e tij që “TikTok”-u të ndalohet në SHBA.

Gallagher tha se aplikacioni është shumë problematik dhe shkatërrues dhe se mund t’i shërbejë Partisë Komuniste Kineze.

Ka shqetësime midis politikanëve amerikanë se qeveria kineze mund të përdorë aplikacionin për të gjurmuar amerikanët, për të censuruar përmbajtjen dhe për të promovuar narrativat kineze.

Previous articleKëmbimi valutor për ditën e sotme, Euro dhe dollari në minimum, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja
Next articleRama shtron darkë për një grup “pensionistësh të veçantë”