Home Kosova Politikanë të Kosovës në ‘Listën e zezë’ të Amerikës! Ja kush janë...

Politikanë të Kosovës në ‘Listën e zezë’ të Amerikës! Ja kush janë ‘non grata’

 

 

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka paralajmëruar se në “Listën e zezë” të Amerikës do të përfshihen edhe politikanë të Kosovës. Në një intervistë për KTV Spahiu tha se është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, por ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika. Në këtë listë të gjatë të personave që SHBA i targetoi si të korruptuar dhe kriminal, është edhe vëllai i Zvonkos, Zharko Veselinoviç. Në listë janë edhe Zhelko Bojiç dhe Marko Rosiç.

“Mund të jetë një listë, e cila do të ketë individë që në njëfarë mënyre apo tjetër kanë penguar procese në momente të caktuara dhe tani është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, por ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika”, -ka deklaruar Spahiu.

Lista:

Andrija Zheljko Bojic

Srdjan Milivoje Vulovic

Milan Mihajlovic

Miljan Radisavljevic (Miljan)

Miljojko Radisavljevic (Miljojko)

Radovan Radic (Radic)

Sinisa Nedeljkovic (Nedeljkovic)

Radule Stevic (Stevic)

Gjithashtu SHBA’ja ka sanksionuar edhe kompani të ndryshme që veprojnë në veri e që kontrollohen nga Veselinoviqi, Radoiqiqi dhe grupi.

Lista e kompanive:

Inkop DOO Cuprija (Inkop), me bazë në Serbi

Civija Komerc, me bazë në Serbi

S.Z.T.R. Prizma B.I., me bazë në Kosovë

Ferari Preduzeee Za Usluge I Promet Polovnim Vozilima SH.A.,  me bazë në Kosovë.

Gjithashtu janë listuar edhe tri etnitete që kontrollohen nga “Inkop”

Betonjerka DOO Aleksinac, me bazë në Serbi.

Dolly Bell DOO Beograd-Novi Beograd, me bazë në Serbi

Novi Pazar-Put D.O.O. Novi Pazar, me bazë në Serbi

Gjithashtu është sanksionuar edhe dy kompani të vëllait të Zvonko Veselinoviqit, Zharkos.

B.I., S.T.R. Kristal, me bazë në Kosovë

Nautikacentar D. O. O., me bazë në Kroaci

Në listë janë edhe kompanitë në pronësi dhe kontrolluara nga Radule Steviç.

DOO Rad 028 Zvecan, me bazë në Serbi

Radule Stevic B.I., P.T.P. Rad, me bazë në Kosovë

Rad D.O.O., me bazë në Kosovë

Edhe kompanitë e Sinisa Nedelkoviç janë futuar në listën e sanksionve të SHBA’së.

Markom Metal Commerce DOO Zvecan, me bazë në Serbi.

Metal-Robna Kuca, me bazë në Serbi.

Sinisa Nedeljkovic B.I., P.T.P. Metal, me bazë në Kosovë

P.P.Robna Kuca Metal B.I., me bazë në Kosovë

Farma Izvori B.I., me bazë në Kosovë

Robna Kuca Metal D.O.O., me bazë në Kosovë

Sinisa Nedeljkovic I.B., me bazë në Kosovë

Fat të njejtë kanë edhe kompanitë e Miljan Radisavljevic

DOO MM Kom Inter Blue Donji Jasenovik, me bazë në Serbi

P.P. Babudovac B.I., me bazë në Kosovë

Edhe tri kompani tjera të kontrolluara nga ky grup kriminal nëpër Evropë janë sanksionuar.

DOO Babudovac Brnjak,me bazë më Serbi dhe e kontrollar nga  Miljojko

Garac Inzenjering OOD, me bazë në Bullgari dhe e kontrolluar nga Milan Radoiqiç

Radovan Radic B.I., P.P. Eu Rr Gradnja, me bazë në Kosovë dhe në pronësi të Radiç

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një goditje të fuqishme kokave të krimit të organizuar në veri të Kosovës, më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Duke shfrytëzuar “Ligjin MAGNITSKY”, Uashingtoni ka futur në “listë të zezë” Zvonko Veselinoviçin, Milan Radoiçiçn dhe një listë të gjatë të emrave të bashkpuntorëve të këtyre dyve.