Home Bota Policia në Britani i gjen 70 mijë funte të fshehura në sandviçë

Policia në Britani i gjen 70 mijë funte të fshehura në sandviçë

Një shofer kamioni është burgosur në Britani, pasi policia i sekuestroi 70 mijë funte në sandviçë.

Paratë, të mbështjella me fletë kallaji, u zbuluan në kabinën e automjetit të shoferit në Harëich në Essex, shkruan Skynews.

Policia britanike po kryente kontrolle rutinë kur vunë re kamionin duke ecur në drejtim të gabuar, ndoshta në një përpjekje për të shmangur zbulimin.

Shoferi, 28-vjeçari Marius Raczynski, u arrestua me dyshimin për pastrim parash pasi policia i gjeti çantën në kabinën e tij.

Previous articlePagat 900 euro për sektorin publik, gjysma e rritjes në dhjetor 2023, tjetra në dhjetor 2024
Next articleEuro dhe dollari bien sërish në ‘greminë’, çfarë po ndodh me monedhat e huaja?