Home Politike Policia malazeze dhunoi këshilltarin e Ilir Metës, gazetari jep detajet për ngjarjen

Policia malazeze dhunoi këshilltarin e Ilir Metës, gazetari jep detajet për ngjarjen

Një ngjarje e rëndë u raportua gjerësisht në media ne pikën e kalimit kufitar me Malin e Zi, në doganën e Muriqanit.

Një polic malazez ka dhunuar ish-këshilltarin e presidentit të Republikës, njëherazi ekspert i njohur i ekonomisë, Petraq Milo, sot anëtar i partisë se Metës.

Ndërkohë gazetari Bekim Çoba, tha se vetëm policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, por megjithatë nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur konkretisht.

Ai shtoi ndër të tjera se ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë pikë kufitare.

“Reagime ka pasur nga disa subjekte politike, ndërsa përsa i përket autoriteteve zyrtare kam pasur vetëm një reagim të drejtorisë së policisë, e cila ka thënë se është njoftuar me incidentin dhe janë duke hetuar nëse ka pasur tejkalim të kompetencave nga zyrtarët  e tyre. Nuk dihet shumë mirë se çfarë ka ndodhur.

Spekulimet janë se ndalimi i automjetit dhe nxjerrja e personit jashtë tij, ka qenë mosrespektimi i radhës në kalimin kufitar por dhe kjo mund të mos jetë e vërtetë. Nuk kemi asnjë reagim zyrtar.

Ky nuk është incidenti i vetëm që ndodh në këtë pikë kufitare. Bëhet fjalë se në Muriqan ka ndodhur një tjetër incident që ka ndodhur pas këtij incidenti. Nuk ka asnjë masë ndaj tij për këtë sjellje”- tha ai.

Previous articleU bllokua nga bora, hapet Rruga e Arbrit. Prej 3 ditësh disa fshatra pa drita në Dibër, shumë familje bëjnë apel për ndihmë
Next articlePër ta koha s’ka rëndësi… tre shenjat e Horoskopit që duan të dëgjojnë gjithmonë komplimente