Home Kronika Policia kufitare arreston 47 vjecarin…

Policia kufitare arreston 47 vjecarin…

Në Pikën e Kontrollit Kufitar Port në hyrje, u bllokua mjeti tip “Benz ML”, i shoqëruar nga shtetasi L.H, 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se gjatë regjistrimit rezulton i shpallur mjet i vjedhur  nga Komisariati i Policisë Krujë.  29 vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e kufirit për të mos e deklaruar mjetin në kufi por ta kalojë pa kryer kontrollet e nevojshme. Punonjësi i kufirit ka lajmëruar sallën operative nga ku është bërë dhe urdhër kontrolli për mjetin i cili ka rezultuar i vjedhur.