Home Politike Policia: Flamur Noka ka shkaktuar incident në Elbasan, presion dhe debat ndaj...

Policia: Flamur Noka ka shkaktuar incident në Elbasan, presion dhe debat ndaj anëtarëve të KZAZ! U konfliktua fizikisht

Sekretari i Përgjithshëm i foltores Flamur Noka ka shkaktuar një incident në Shirgjan të Elbasanit. Sipas procesverbalit të firmosur nga komisioni i votimit, Noka u paraqit pranë qendrës në dhomën e votimit në orën 16:46 duke shkaktuar presion dhe debat me tone të larta, të bërtitura dhe intimiduar anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit. Gjatë debatit, Noka është konfliktuar edhe fizikisht çka ka detyruar thërritjen e policisë.

Policia e shtetit ka sjellë edhe një reagim për rastin.  

Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qëndrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit  “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar. Nga ana  e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë.

Në lidhje me njoftimin e marrë, është njoftuar menjëherë  Prokurori.

Nga ana e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet.

Previous articlePas Vlorës, Yuri Kim vëzhgon procesin zgjedhor edhe në Elbasan
Next article“Enver Hoxha është dogmatik, tani në një situatë si kjo, duhet një burrë si Mehmet Shehu…”/ Si u inçizua gazetari i njohur i RTSH-së