Policia e Sarandës ka goditur 4 raste të ndërtimeve të paligjshme, 3 prej tyre në zona bregdetare, në Ksamil, dhe 1 në zonë urbane. Uniformat blu njoftojnë se janë proceduar penalisht 4 shtetasit që ndërtuan pa lejen e organeve kompetente.
Komisariati i Policisë Sarandë ka konstatuar dhe goditur 4 raste të paligjshmërive në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 41-vjeçe, E. Ll., 38-vjeç, A. Z., 31-vjeç dhe B. H., 39-vjeç.
Njoftimi nga policia
Sarandë/Vijon operacioni policor i koduar “Coastline”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarisë së kundërligjshme të ndërtimeve pa leje, në zona urbane dhe në ato bregdetare. Goditen 4 raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, 3 prej tyre në zona bregdetare, në Ksamil, dhe 1 në zonë urbane. Procedohen penalisht 4 shtetasit që ndërtuan pa lejen e organeve kompetente.
Gjatë këtij muaji, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve nga Policia e Sarandës, në kuadër të operacionit “Coastline”, janë goditur 16 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, për të cilat ka nisur procedimi penal për 16 shtetas.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe goditur 4 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 41 vjeçe, E. Ll., 38 vjeç, A. Z., 31 vjeç dhe B. H., 39 vjeç.
Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë, 3 shtetasit e parë janë konstatuar duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në zona bregdetare në Ksamil, ndërsa shtetasi B. H. është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në zonë urbane. Operacioni policor “Coastline”, për goditjen e krimeve kundër mjedisit, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.