Home Kosova Policia e Kosovës: Zbatojini masat antiCOVID, nga sot do të ketë ndëshkime...

Policia e Kosovës: Zbatojini masat antiCOVID, nga sot do të ketë ndëshkime ndaj shkelësve të ligjit

Pas rritjes së rasteve të të prekurve me COVID-19 dhe pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës do të jetë aktive duke filluar nga sot në realizim dhe implementim të këtyre masave.

“Policia do ta përditësojë Planin Operativ, do t’ia përshtatë masave të ndërmarra dhe bazuar në ato vendime, bazuar në Ligjin AntiCOVID, që nga nesër do të zbatojë detyrat edhe obligimet që ka karshi vendimeve dhe masave të ndërmarra në drejtim të luftimit të përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës edhe në këtë rast bënë apel, kërkon nga qytetarët, nga institucionet, nga bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit.

Ashtu, si edhe në të kaluarën, duke u bazuar në ligjin në fjalë, policia do të ndërmerr edhe masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit.

“Andaj, kërkojmë që bartja e maskës të bëhet në ato raste siç parashihen me vendimet e fundit në mënyrë që edhe një herë të arrijmë t’i ulim shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik”.