Pasditen e sotme ka ndodhur një konflikt mes dy adoleshentëve, i cili ka agravuar në sherr me thika.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në lagjen nr 3 në afërsi të Gykatës së Pogradecit.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se konflikti ka ndodhur për një vajzë. Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital me dëmtime të vogla dhe jashtë rrezikut për jetën pasi u godit nga 17-vjeçari me iniciale N.M.,
Dy të miturit janë banues në Pogradec.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.