Home Kronika Pogradec/ 12-vjeçarja vetëvaret në kasollen pranë shtëpisë, nisin hetimet

Pogradec/ 12-vjeçarja vetëvaret në kasollen pranë shtëpisë, nisin hetimet

Një ngjarje tronditëse është regjistruar mesditën e kësaj të marte në fshatin Buzaishtë të Pogradecit ku është gjendur pa shenja jete në një kasolle një 12-vjeçare. E mitura i dha fund jetës së saj duke u vetëvarur në një kasolle pranë shtëpisë.

Sipas burimeve nga policia, vajza e mitur ndodhej e vetme në banesë në momentin që ka ndërmarrë aktin tragjik.  Rreth orës 14:10 ishte gjyshja e vajzës që pa mbesën e vetëvarur. Më tej njoftoi fqinjët dhe policinë. Prindërit janë të divorcuar dhe vajza jetonte me babanë, njerkën dhe gjyshen.

Policia thotë se nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 12-vjeçares, ndërsa grupi hetimor pritet të zbulojë se çfarë e shtyu të miturën që të shkojë drejt këtij vendimi tragjik.

Previous articleTaulant Balla: Tolerancë zero, kush guxon të mos i bindet urdhërit të policisë
Next articleGazetarët gjermanë vendosin të pushojnë në jug: Shqipëria është një destinacion për t’u rekomanduar