Home Sport Pogba gati të rikthehet në “shtëpi”, akordi me Juventusin një hap larg....

Pogba gati të rikthehet në “shtëpi”, akordi me Juventusin një hap larg. Zbulohen detajet

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori francez i ka thënë “PO”, propozimit të bardhezinjve duke mos u tunduar nga oferta faraonike e PSG-së.

Mungojnë vetëm detajet e fundit për ta konkretizuar këtë tratativë, teksa Pogba ka pranuar Juventusin për një kontratë 3-vjeçare me një pagë 7,5 milionë euro në sezon plus bonuset që arrijnë deri në 10 milionë euro në sezon.

Ndërsa oferta e klubit parizien ishte më shumë se 14 milionë euro.

Tratativa me “Zonjën e Vjetër” nuk ka përfunduar teksa po diskutohen detajet e fundit dhe më pas për të arritur te “tymi i bardhë”.

Francezi do të vijë me parametra zero në Torino pasi kontrata e tij me Mançester Junajtid i skadon më 30 qershor të këtij viti.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e “Djajve të Kuq”, 29-vjeçari është aktivizuar në total në këtë sezon në Premier Ligë në 20 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar dhe 9 asiste për shokët e tij të skuadrës.

Ky do të ishte rikthimi i tij i dytë me Juventusin pas sezoneve fantastike të kryera nga 2012 deri në 2016.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL