Home Aktualitet Poeti i mirënjohur tregon si po kalon ditët në vetizolim në SHBA...

Poeti i mirënjohur tregon si po kalon ditët në vetizolim në SHBA dhe terapinë për të kaluar ditën

Në këto ditë të vështira e në kushte të një vetizolimi, gjë që po afrohet dhe këtu në ShBA, leximi është një terapi shumë e mirë

Ka disa ditë që lëvizjet i kam rralluar, madje në tre ditët e fundit nuk kam dalë nga shtëpia. Shumicën e kohës e kaloj duke lexuar, duke shkruar dhe shumë pak harxhoj ballë televizorit për të ndjekur lajmet e reja. Kam përfunduar librin e mrekullueshëm të Markezit “Jeto për ta treguar”, përkthyer mjeshtërisht nga Bashkim Shehu dhe botuar nga Onufri. Po lexoj romanin e Toni Morrison “Zoti e ndihmoftë fëmijën” përkthyer nga e palodhura Ivana Goga dhe publikuar nga shtëpia botuese “Dudaj”. Jam në përfundim edhe të librit të dytë të Arqile Gjatës, i cili m’i ka sjellë me postën elektronike.
Gjithashtu kam dëgjuar në audio disa kapituj të romanit “Biri i Botës” të shkrimtarit Demir Gjergji.
Miqve të mi, veçanërisht atyre që s’u gjenden shumë libra në shtëpi, apo atyre që u është lodhur shikimi, do t’u sugjeroja që të lexojnë, apo më saktë të dëgjojnë librat në shqip që lexohen nga të tjerë. Duke shkuar në YouTube kërko Lexo libra shqip dhe do të dalin disa tituj të librave shkruar nga autorë të rëndësishëm botërorë dhe shqiptarë.
Kështu unë kam dëgjuar romanin Tre shokët e Remarkut, megjithëse kohë më parë e kam lexuar dy herë; novelën e Cvajgut Letra e një të panjohure, tregimin Basti të Çehovit, etj. Po në këtë rradhë mund të dëgjoni dhe romanin Ana Karenina të Tolstoit, Krim e ndëshkim të Dostojevskit, novela të Franc Kafkës, tregime të Kutelit, etj.
Në këto ditë të vështira e në kushte të një vetizolimi, gjë që po afrohet dhe këtu në ShBA, leximi është një terapi shumë e mirë.
Ju uroj Shëndet dhe Mbarësi!

Previous articleKoronavirusi: Tre miliardë njerëz në botë nuk kanë lavaman për të larë duart me sapun
Next articleKryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa fjalë të shenjta nga Kurani