Home Letersi Poeti Adem Zaplluzha ndërton varg poetik me gurë diamantësh, ku...

Poeti Adem Zaplluzha ndërton varg poetik me gurë diamantësh, ku dëgjohet kënga e zogjëve në fluturim…

cironguNga Xhevahir Cirongu / mAi vjen natyrshëm në vargun poetik. Sfidat e kohëve që ka jetuar e jeton u jep përgjigje me anën e poezive që shkruan. I hedh në letër çdo ditë ashtu pa ndrojtje, por me refleksione ndaj fenomeneve që jeton vetë e të tjerët; dhe ashtu me ndjenjën e shpirtit të pastër si kristalet e dëborës,ndërton vargje që marrin kuptime jetësore në poezi. Nuk ishte rastësi që unë çfletova disa libra të këtij poeti energjik e kurajos , ku sharmi poetik ishte derdhur aq bukur sa poezia të dukej sikur të fliste e të thoshte më lexo!

Kur mbarova së lexuari katër vëllimet e këtij poeti të titulluara : ‘’Hingëllimet e shiut’’,’’Kalorsit e mjegullave’’, ‘’Si të flas me drurët’’,’’Tinguj që nuk përfundojnë’’, apo edhe poezitë e lexuara në shtypin letrar e atë elektronik; thash me vete se poeti nga Kosova Adem ZAplluzha ka në vetvete disa të veçanta nga poetët e tjerë. E them këtë, sepse ky poet ka rrënjë krijuese që janë ngulur thellë së bashku me poezinë brenda shpirtit në tokën që e lindi dhe e rriti, pra vendlindja e qytetit të Prizrenit, ky qytet i atdhedashurisë të bashkimit të mendimit Kombëtar. Janë faktet historike e atdhetare të qytetit të lindjes të këtij poeti, që kanë nxitur të mendojë e të shkruajë poezinë.Si rrjedhim edhe të faktorëve të tjerë historik e shoqëror,arsimor e kulturor por edhe letrar, tek Ademi ‘’mbinë’’ filiza poezishë brenda shpirtit të tij,por u deshën mjaftë kohë që një ditë ‘’Pema shpirtërore’’ të çelte lule e më pas të bënte fruta. Kjo ëndërr e thyerë e të së kaluarës i trazonte shpirtin edhe poetit tonë nga Kosova. Duke përballuar sfidat e kohës,edhe Ademi krijimet e tija letrare filloi ti botojë të përmbledhura në shumë vëllime mbas pavarsisë së Kosovës. Me marrjen lirshëm të oksigjenit krijues ai derdh vargun në letër si gurë diamantësh që i shton ison e këngëve të zogjëve që fluturojnë lirshëm në qiellin e kaltër të Kosovës. Kjo këngë për poetin e gjithë shqiptarët do këndohet nëpër shekuj. Për këtë këngë të gëzueshme që s’do ndalet kurrë, poeti ka tilulluar edhe librin e fundit me një titull që të befason e të bën që të pyesësh edhe zogjtë për ku fluturojë, po kënga e tyre çfarë mesazhesh na përcjell neve si komb! Në këtë vëllim poetik janë përfshirë 66 poezi. Se cila nga këto poezi ka të veçantën e saj. Aty jepen të qarta mesazhet e jetës. Edhe në poezinë nga ku ka marrë titullin ky vëllim, lexuesi do gjejë shpresëjete; të jetojë e këndojë me ritmin e kohës e të zhvillimit të mbarë së jetës shoqërore njerëzore. Më konkretisht poeti e thotë kështu:
‘’ Nga kujtimet i shkundim degët
Që thahen në eter,
Dhe më pastaj e thërrasim fëmijërinë
Në fronin e vetëdijes,
Ulemi me të si me të kaluarën.’’
I pyesim zogjtë në ikje:
Ku veni kështu në heshtje?
A thua ky itinerar i shtjellës
I përngjan,
Shakullinës së mendimeve!
Siç e kemi thënë edhe më lart, ndjesia e poetit është shumë e ndjeshme edhe për vetë faktin, sepse brumi i poezive e ai shpirtëror nuk shkëputen dot nga plisi i dheut të vendlindjes, nga ujët e burimeve, nga pemët e lisat shekullorë aty ku qëndrojë zogjtë e këndojë apo bëjnë gjumin e natës; deri te lulet në kodra e livadhe, apo dashurutë që zgjohen e çelin si ‘’Nerënxa’’ që duam ti prekim ato nëpër udhëkryqe e pastaj aty të puthim lulet e jetës. Poeti me metaforën e krahasimet e tija, arrin deri aty sa e thotë fuqishëm dashurinë e zemrës për të shtrenjtin atdhe, nga ku e shprehë qartazi e me delikates se mbi të gjitha dashuria për atdheun është dashuria për të jetuar i lirë e sovran, por me dilërsinë e shpirtit e të mendimit. Kështu, poeti Adem Zaplluzha na e sjell tek poezia me titull ’’Në dhembjen e gurit’’,sepse vërtet guri është i ftohtë nga natyra, por kur atë gur të vendlindjes e do me të vërtet te ai gur gjen ngrohtësi shpirti e të dhimbset. Por duhet thënë, se në tërë filtrin e poezive të këtij poeti gjerdanizohen qartë shpirti i pastër poetik, fjala e ngrohtë, dashuria për vendlindjen, respekti njerëzor, e mbi të gjitha aromën e fjalës së pavdekshe të nënës që e lindi e që e mëkoi me qumshtin e saj.Kjo e lidhur me fjalën e gjuhën shqipe, me Shqipërinë tonë të dashur. Dhe ja si na e përciell poeti të vargëzuar që të jep forcë kur e lexon atë e të vë në mendime.
‘’ Po deshe,
Preke me gishtat e tua
Dashurinë në udhëkryqin e memories.
Ose kur i çelë sytë pranvera
Puthe egërsisht nerenxën!…
E cila mbinë’’
Dhe vazhdon në poezinë’’ Kosovë, djepi im o pathyeshëm’’
‘’Kosovë !
Djepi im i pathyeshëm.
Dhe varri i armikut tim
Sa herë që të robëruan po aq herë,
Linde nga zjarri
Feniksi.
Kosovë
Emri dhe mbiemri,
I rrënjëve të tokës
Asnjëherë nuk të trishtuan.’’
Adem Zaplluzha në udhëkryqet e kohës historike e të jetës na paraqitet herë si një njeri i mbyllur që vërtitet rreth qënjes së tij , dhe hrea- herës ai është në kërkim të një diçkaje, por të pa dukshme. Kjo e ka munduar për gjithë jetën këtë njeri. Dhe me të vërtet të padukshmen e gjeti vetëm atëherë kur erdhi dita e lirisë së mendimit e fjalës në Kosovë, ku nga aty lindën filizat e drurëve të rinj në shpirt, çelën lulet e Marsit me bardhësinë e borës që kishin aromë pranvere me çlirimin e vendlindjes që nga aty dëgjoi në djepin e përkundur nga nëna fjalën magjike e të dashur ‘’Nënë ‘’ e ‘’Atdhe’’. Në poezinë ‘’Në se ecim’’ na vjen me një mesazh të fortë e dinamik që kurrë të mos humbsim shpresat tona, por të ecim në rrugën tonë për të thënë të vërtetën sepse kjo e vërtet di vetëm të eci përpara.
‘’Në se ecim
Pa vënë gishtin në kokë,
Kush e di
Se ku do të jemi nesër’’.
Kjo thirrje e fuqishme e poetit tonë Adem Zaplluzha, na jep forcë e kurajo për të ecur të sigurtë në rrugëtimin e gjatë të jetës, sepse vetëm me kurajo e gixim mund të sfidosh të keqen. E nesrmja është më e bukur kur di të jetosh të sotmen. Këtë na e thotë edhe poeti në vëllimin me poezi të titulluar: ‘’Pyesni zogjtë në ikje’’. Edhe ne i urojmë suksese e shëndet këtij poeti me cicërimën e këngës së zogjëve që të mos ndalet së shkruari poezinë ku zemrat e njerëzve merr in oksigjenin e jetës.

Previous articleAgron Duka dhe Arqile Gorea krijojnë kaos në listën e deputetëve të PD-së dhe PS-së
Next articleMbi metropolet e mëdha