Home Rajoni “Po vjen stuhi e rrezikshme dëbore”, paralajmërohen qytetarët: Kufizoni lëvizjet

“Po vjen stuhi e rrezikshme dëbore”, paralajmërohen qytetarët: Kufizoni lëvizjet

Greqia lindore do të përfshihet ditën e nesërme nga një stuhi e rrezikshme dëbore, të cilën meteorologët e kanë quajtur “Barbara”. Stuhia do të prekë Atikën veriore, veri-lindore dhe veri-perëndimore.

Ministria e Mbrojtjes për qytetarin u ka dërguar banorëve të Atikës në orën 06.59 të pasdites sot një mesazh paralajmërues për reshjet e rrezikshme të dëborës që pritet të nisin nesër, 5 shkurt.

Autoritetet u bëjnë thirrje nëpërmjet mesazhit “Alert” banorëve të zonave të kufizojnë lëvzjet e tyre të panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet përkatëse dhe të tregojnë kujdes.

“Mesazh paralajmërues për reshje të rrezikshme bore nga mesdita e datës 02.05.2023 në veri, veri-lindje dhe very-perëndim të Atikës. Kufizoni lëvizjet e panevojshme dhe ndiqni udhëzimet e Autoriteteve”, shkruhet në mesazhin alert që iu dërgua sot qytetarëve.

Previous articleMickoski: S’diskutohet që OBRM-PDUKM do fitojë, deri 62 deputetë
Next articleUdhëhoqi rininë komuniste në prishjen e kishave dhe xhamive, Tritan Shehu (trëndafili) ka qenë spiun