Home Kuriozitete Po rikthehet seria e njohur e telefonave të Samsungut

Po rikthehet seria e njohur e telefonave të Samsungut

Samsungu vitin e kaluar nuk e prezantojë telefonit Galaxy S22 FE, por seria e njohur mund të rikthehet këtë vit.

Raportet e reja nga Koreja e Jugut sugjerojnë se seria Fan Edition do të rikthehet në vitin 2023.

Seria Galaxy FE fitoi popullaritet gjatë vitit 2020, përmes modelit Galaxy S20 FE, i cili u prodhua mbi 10 milionë njësi vetëm gjatë atij sezoni.

Galaxy S21 FE nuk ishte aq i suksesshëm, duke e detyruar Samsung të rimendonte planet e tij për serinë FE.

Telefoni i ardhshëm Galaxy S23 FE pritet të përdorë çipin aktual më të fuqishëm – Snapdragon 8 Gen 2 ose Snapdragon 8+ Gen 1 i vitit të kaluar.

Previous articleMilaim Zeka flet për çështjen “McGonigal”, zbardh prapaskenat e opozitës: Me personat e FBI-së, janë takuar dhe Berisha e Ilir Meta
Next articleTensionohet situata mes Rusisë dhe Moldavisë, Dmitry Peskov tha se Rusia po vepronte “me përgjegjësi”