Home Politike Po, po, ujë me kripë te e majta, limontoz tek e djathta,...

Po, po, ujë me kripë te e majta, limontoz tek e djathta, Kryeministri Rama ironizon me komente

Kryeministri Rama bëri ditën e djeshme dozën e tretë të vaksinës. Ai e tha vetë pas injektimit të dozës se në internet ka shumë spekulime në lidhje me këto vaksina kundër Covid. Kështu ishin dhe komentet që mori në rrjetin social ‘Facebook’. Një prej tyre i thotë se te dora e majtë ka injektuar ujë ndërsa te e djatha ujë me limon. Rama ia kthen me një emoji sikur po vjell, ndërsa me ironi i thotë se te e djatha ka limontoz.
Komenti: Po po Te dora e majte uje me kripe Te e djathta uje me limon

Rama: dhe me sheqer tek e majta dhe me limontoz tek e djathta