Home Kronika Po pinte kafe në lokal, humb jetën nga arresti kardiak 70-vjeçari në...

Po pinte kafe në lokal, humb jetën nga arresti kardiak 70-vjeçari në Tiranë

Një burrë i moshës 70 vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme tekssa ishte në një lokal. Shkak i vdekjes së shtetasit me iniciale F.M ka qenë arresti kardiak.

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 14.01.2022, te Fresku, në një lokal, ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.