Home Kronika Po pastronte dritaret, 40-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës në...

Po pastronte dritaret, 40-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës në Tiranë

Një 40-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë Ii banesës së saj në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se gruaja kishte qenë duke pastruar grilat e dritareve në momentin kur ka rënë.

40-vjeçarja është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjeksore.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Previous articlePër të dytën herë radhazi, Oscars refuzojnë kërkesën e Zelensky-t për t’u shfaqur në ceremoni!
Next articleKëtë mund ta bëjë vetëm Jose Mourinho: Askush nuk mund ta dënojë dhe i tha të gjitha me një foto