Home Kronika Po pastronte betonieren, por u shtyp nga mekanizmi, ndërron jetë 44-vjeçari

Po pastronte betonieren, por u shtyp nga mekanizmi, ndërron jetë 44-vjeçari

Një 44-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Aleks Palushi, ka humbur jetën pasi ka ngecur në mekanizmin rrotullues të një betoniereje.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, ndërsa mësohet se 44-vjeçari kishte në pronësi një kopani të vogël ndërtimi.

Në momentin e ngjarjes Palushi ka qenë duke pastruar një betoniere, por është bllokuar në mekanizmin rrotullues dhe ka marrë dëmtime të rënda që i kanë marrë edhe jetën.

Previous article‘Luba’ te Eksperimentali, një histori dashurie në diktaturë
Next articleHoroskopi ditor, e diel 22 janar 2023