Home Kronika Po kthehej nga Anglia/ Nuk deklaroi 15 mijë paund në Rinas, procedohet...

Po kthehej nga Anglia/ Nuk deklaroi 15 mijë paund në Rinas, procedohet 26-vjeçarja

Evidentohet dhe goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 15 000 paund, procedohet penalisht 26-vjeçarja që nuk i deklaroi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetases E. S., që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të valixhes së kësaj shtetaseje janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

 

 

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetases E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./BW

Previous articlePresidenti gjerman, vizitë zyrtare në Shqipëri
Next articlePas dy vitesh lidhje, Kendall Jenner ndahet nga basketbollisti i njohur