Home Bota Po gjuanin granata dore në drejtim të ukrainasve, momenti kur artileria e...

Po gjuanin granata dore në drejtim të ukrainasve, momenti kur artileria e Kievit godet ushtarët rusë në istikame

Ushtria ukrainase po vazhdon sipas planit të paraparë kundërofensivën e shumë paralajmëruar.

Në një aksion të realizuar nga këmbësoria e përkrahur nga artileria, ukrainasit kanë arritur të zmbrapsin një grup ushtarësh rusë që mëtonin t’ia mësynin pozicioneve të ushtrisë së Volodymyr Zelenskyt.

Pamjet e realizuar me dron, shfaq momentin kur ushtarët rusë që ishin fshehur nëpër istikame, tentojnë të hedhin granata dore në drejtim të pozicioneve ruse, por në një moment ata goditen nga artileria ukrainase.

Në video shihen ushtarët rusë që po hidhnin granata, kur para tyre shpërthen predha e artilerisë ukrainase – duke krijuar një re të tymit.

E aksione të tilla, ukrainasit po i realizojnë pothuajse në çdo cep të territorit të tyre, duke tentuar me çdo kusht që të zmbrapsin rusët që filluan pushtimin në shkurt të vitit të kaluar.

Previous articleI bëri foto fletës së votimit, ndërpritet procesi në një prej qendrave në bashkinë Rrogozhinë
Next articlePolicia te shtrati – Debat rreth abortit në Poloni