Home Politike Po e ftojnë t’i bashkohet “foltores”?/ Besnikët e Berishës “fusin në mes”...

Po e ftojnë t’i bashkohet “foltores”?/ Besnikët e Berishës “fusin në mes” kreun e grupit parlamentar të PD

 

 

 

“Besnikët” e liderit historik të Partisë Demokratike janë kapur “mat” me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushajn. Në pritje të nisjes së seancës së sotme plenare, Flamur Noka, Edi Paloka, Oerd Bylykbashi janë parë në shoqërinë e Rushajt.

Në foton e shkrepur nga Agim Rama, duket Noka që diçka i thotë me “këmbë e duar” kolegut të tij, por nuk dihen më shumë detaje.

Mos vallë ka qenë një ftesë për t’ju bashkuar “Foltorës” së Berishës, duke filluar nga Elbasani, ku eshte takimi i radhes?/m.j