Kandidatët e partisë socialiste të Durrësit kanë zhvilluar një takim masiv me banorë të zonës së Plazhit. Takimi është përqendruar në shpalosjen e programit dhe projekteve që bashkia së bashku me qeverinë planifikojnë të zbatojnë në këtë zonë. Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako prezantoi investimet që do kryhen në katër rrugë të reja si dhe ndërtimin e shëtitores së re nga Ura e Dajlanit deri tek blloku i vilave.
Kandidati i Partisë Socialiste në këto zgjedhje Alban Xhelili, duke folur për taksimin e biznesit të vogël tha se qeveria socialiste e hoqi taksimin për biznesin e vogël, ndërsa kundërshtarët duan ta taksojnë biznesin e vogël 9 përqind, por ky është një regres për ekonominë kombëtare.
Kandidatja tjetër e PS Klodiana Spahiu duke iu bërë thirrje banorëve që të votojnë PS në 25 prill, tha se data 25 do të jetë data e fitores jo vetëm për banorët, por për gjithë vendin.